Botë

Nëpër xhunglën e vdekjes drejt Amerikës së shpresës

“Mbanim njëri-tjetrin dorë për dore”, tregon Rosmary Gonzalez, 45 vjeçe. Burri po e mbante djalin më të vogël, katër vjeç, në kraharor. Por burri humbi drejtpeshimin dhe djalin dhe ata i mori rryma e fuqishme. Prej zinxhirit njerëzor u shkëput edhe një kushëri gjashtë vjeç. “Ndodhi para syve të mi”, thekson Gonzalez, “por nuk mund të bëja asgjë”

Wickendy Romain ishte me fat këtë mëngjes. Haitiani po rrinte në limanin e Necoclit, fshat në Kolumbinë veriore. Çehrja po i bënte dritë. E arriti qëllimin.

 

Rreth nëntëdhjetë mijë persona kanë kaluar Darien Gapin sivjet rrugës drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Xhungla ndërmjet Kolumbisë dhe Panamasë është një prej rrugëve më të rrezikshme për emigrantët në botë – dhe jo të gjithë ia dalin të mbesin gjallë deri në fund të saj

Wickendy Romain ishte me fat këtë mëngjes. Haitiani po rrinte në limanin e Necoclit, fshat në Kolumbinë veriore. Çehrja po i bënte dritë. E arriti qëllimin.

31-vjeçari ia doli të siguronte një prej biletave të pakta për kalimin e Gjirit të Urabas. Ai beson se bileta e 15 tetorit të vitit 2021 është fillimi i një jete të re që do ta ndërtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.