Botë

SHBA-ja mirëpret lirimin e kryeministrit të Sudanit pas puçit ushtarak

 

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka biseduar me kryeministrin e rrëzuar nga pushteti në Sudan, Abdalla Hamdok, pasi liderët ushtarakë që kanë marrë pushtetin, ia kanë mundësuar atij kthimin në shtëpi.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, ka thënë se Blinken, në një bisedë telefonike, ka mirëpritur lirimin e Hamdokut dhe “ka përsëritur thirrjen ndaj forcave ushtarake të Sudanit që të lirojnë të gjithë liderët civilë dhe të garantojnë sigurinë e tyre”.