Botë

2% e pasurisë së Muskut mund të zgjidhë problemet e urisë në botë

 

Një grup i vogël i multimiliarderëve mund të zgjidhë çështjen e urisë në botë me vetëm një përqindje të vogël të pasurisë, ka thënë drejtori i Programit për Ushqim në kuadër të Kombeve të Bashkuara.

Miliarderët duhet “të ngrihen tani, vetëm një herë”, ka thënë David Beasley në një intervistë për CNN të martën – duke specifikuar dy më të pasurit në botë, Elon Muskun dhe Jeff Bezosin.