Botë

Senati pro hetimit të Bolsonaros për krime kundër njerëzimit

Foto: Reuters
 

Komiteti hetues i Senatit të Brazilit ka miratuar raportin që bën thirrje për hetimin e presidentit Jair Bolsonaro në lidhje me nëntë akuza që kanë të bëjnë me mënyrën e tij të menaxhimit të situatës me pandeminë, përfshirë edhe akuzat për krime kundër njerëzimit.

Në raportin që është përgatitur në 6 muajt e fundit, thuhej se së paku 77 zyrtarë dhe dy kompani kanë kryer krime gjatë pandemisë.