Botë

12 alpinistë të mbijetuar në Ekuador, 3 të vdekur

 

Ekipet e shpëtimit për dy ditë me radhë kanë punuar në majën më të lartë të Ekuadorit, për të ndihmuar 12 alpinistë të ngujuar pas ortekut të madh gjatë së dielës.

Policia e Ekuadorit ka bërë të ditur se tre alpinistë kanë vdekur dhe një tjetër është në gjendje të rëndë. Të gjithë trupat e pajetë janë transportuar në qytetin Riobamba.