Botë

Sulm me armë në festën e Halloweenit në Teksas, një i vdekur e 9 të plagosur

Foto: Ilustrim
 

Një person ka vdekur e nëntë të tjerë janë plagosur si pasojë e një gjuajtjeje me armë në një festë të Halloweenit, në Teksas, ka bërë të ditur Policia.

Sulmi me armë zjarri ka ndodhur të shtunën mbrëma në një festë në Texarkana, ka njoftuar Policia e cila ka vlerësuar se në vendin e ngjarjes ishin të pranishëm qindra persona.