Botë

Kryeministri i Australisë vë në dyshim kredibilitetin e Macronit

Foto: AP
 

Kryeministri australian, Scott Morrison, ka vënë në dyshim kredibilitetin e presidentit francez, Emmanuel Macron. Ai i është referuar shkrimit të një gazete, që sipas një mesazhi sugjeronte se Franca e kishte pritur lajmin e keq për prishjen e marrëveshjes së blerjes së nëndetëseve franceze.

Një gazetë australiane ka vënë në dyshim shpjegimin e Joe Bidenit dhënë Macronit, sipas të cilit presidenti amerikan mendonte se homologu francez ishte informuar para shtatorit për prishjen e marrëveshjes në vlerë prej 66 miliardë dollarëve amerikanë.