Botë

OKB-ja Serbisë për muralin e Mladiqit: S’ka vend për simbole që lavdërojnë kriminelët e luftës

 

Zëdhënësja e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Liz Throssell, i ka reaguar Serbisë për rastin e ndërhyrjes së autoriteteve për mbrojtjen e muralit të kriminelit të luftës, Ratko Mladiq. Sipas OKB-së, “simbolet që lavdërojnë kriminelët e dënuar të luftës nuk duhet të kenë vend në hapësirën publike”.

Reagimi i OKB-së vjen dy ditë pasi murali i kriminelit të luftës Mladiq në Beograd u dëmtua nga zyrtari i Partisë Socialdemokrate, Gjorgjo Zhujoviq. Mladiq është i dënuar nga Tribunali i Hagës me burgim të përjetshëm për krimet dhe gjenocidin në Bosnjë-Hercegovinë ndaj popullatës joserbe, por pavarësisht thirrjeve, muralet e tij vazhdojnë të jenë prezente në Serbi.