Sara Duterte-Carpio, vajza më e madhe e presidentit të Filipineve, Rodrigo Duterte, ka zyrtarizuar kandidaturën e saj për zëvendëspresidente, të shtunën.
Duterte-Carpio, 43-vjeçarja e cila e ka zëvendësuar babain e saj si kryetare e Davao Cityt, dhe e cila i tako një partie tjetër politike kishte dhënë më parë mesazhe të përziera për kandidimin, pavarësisht nga sondazhet e opinionit këtë vit që e renditnin atë si perspektivën numër një presidenciale.
Ajo do të kandidojë në zgjedhjet e 9 majit 2022 nën partinë e koalicionit Partido Federal dhe Lakas-CMD, së bashku me Ferdinand "Bongbong" Marcos Jr., i zgjedhuri i partisë për president.
Në fillim të kësaj jave, Duterte-Carpio tërhoqi kandidaturën e saj për t'u rizgjedhur si kryetare bashkie e Davaos dhe dha dorëheqjen nga partia e saj me bazë në Davao, Hugpong Ng Pagbabago.
Filipinet do të shkojnë në votime vitin e ardhshëm për të vendosur pozicionet nga Presidenti deri te guvernatorët, kryetarët e bashkive dhe zyrtarët lokalë.
Ky shtet zgjedh nënkryetarin e tij veçmas nga Presidenti.
Duterte-Carpio do të përballet me kandidatët për nënpresidentë, duke përfshirë aleatin e ngushtë të babait të saj, Sen. Bong Go, presidentin e Senatit Tito Sotto, senatin Kiko Pangilinan, ish-kongresmenin Ëalden Bello dhe Dr. Ëillie Ong.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.