Botë

Pas gati dy vjet mbylljeje, Filipinet rihapin shkollat

 

Filipinet kanë rihapur shkollat për herë të parë pas gati dy vitesh mbylljeje për shkak të COVID-19.

Filipinet janë një nga vendet e fundit në botë që kanë rihapur shkollat. Presidenti Rodrigo Duterte fillimisht tha se do të hapeshin 120 shkolla të arsimit bazë, ndërsa 20 shkolla private do të rihapen më 22 nëntor.