Botë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Moska të shpjegojë dërgimin e trupave afër Ukrainës

Foto: AP
 

Zyrtarët amerikanë nuk janë të sigurt se pse presidenti rus Vladimit Putin po grumbullon forcat ushtarake afër kufirit me Ukrainën, por e shohin atw si shembull tjetër të lëvizjeve shqetësuese ushtarake që kërkojnë shpjegimin e Moskës, ka thënë Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin.

“Do të vazhdojmë t’i thërrasim Rusisë që të veprojë më përgjegjshëm dhe të jetë më transparente në dërgimin e forcave rreth kufirit me Ukrainën”, tha ai. “Nuk jemi të sigurt se çfarë po planifikon saktësisht Putini”.