Botë

Kanadaja shpall gjendje të jashtëzakonshme pas stuhisë

Foto: AP
 

Autoritetet kanadeze kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme në provincën perëndimore, British Kolumbia, pas një stuhie që ka çarë rrugët dhe ka dëmtuar linjat hekurudhore në rajon.

Forcat e Armatosura të Kanadasë janë angazhuar për t’iu ndihmuar mijëra banorëve të bllokuar nga stuhia prej mesnatës të së dielës.