Botë

Lirohet çifti izraelit që fotografoi rezidencën e Erdoganit

 

Çifti izraelit që u arrestua nga Turqia nën dyshimet për spiunazh, është liruar të enjten. Mordi dhe Natalie Oknin janë kthyer në shtëpinë e tyre në Izrael dhe janë pritur nga të afërmit e tyre.

Avokati që përfaqësoi çiftin në Turqi, ka thënë se dyshja më shumë ishte shqetësuar për gjendjen e fëmijëve sesa për veten. Çifti izraelit u arrestua në Stamboll gjatë javës së kaluar kur shkrepën fotografi të rezidencës së presidentit Receep Tayiip Erdogan.