Botë

Bideni ia bart pushtetin Kamala Harrisit për shkak të ekzaminimeve mjekësore

 

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, të premten do t'ia kalojë përkohësisht pushtetin zëvendëspresidentes Kamala Harris ndërsa ai është nën anestezi për një terapi rutinë, u tha gazetarëve sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, raportoi CNN.

“Zëvendëspresidentja do të punojë nga zyra e saj në West Wing gjatë kësaj kohe”, tha Psaki në një deklaratë.