Botë

Migrantët ngrenë kamp torturimi në kufirin Maqedoni – Serbi, keqtrajtuan e dhunuan të tjerët

Foto: Policia e Maqedonisë së Veriut
 

Policia e Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me atë serbe, para disa ditësh kanë zbuluar një kamp të improvizuar në kufirin mes këtyre dy shteteve.

Siç raporton Telma, televizion maqedonas, disa migrantë nga Pakistani dhe Afganistani kanë maltretuar fizikisht e psiqikisht si dhe kanë dhunuar e kërcënuar bashkatdhetarët e tyre.