Botë

19 të vdekur e 20 të plagosur në një aksident me autobus në Meksikë

 

Të paktën 19 persona kanë vdekur dhe 20 të tjerë janë plagosën pasi një autobus që me sa duket po transportonte pelegrinët në një vend fetar në Meksikën qendrore, u përplas të premten.

Ricardo de la Cruz, një ndihmës sekretar i brendshëm në shtetin e Meksikës, ka thënë se aksidenti ndodhi në qytezën Joquicingo, në jugperëndim të Mexico City.