Botë

Presidenti i Ukrainës thotë se Rusia përkrah planin për rrëzimin e tij

 

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se shërbimet e inteligjencës kanë zbuluar planet për një grusht shtet ndaj tij të përkrahur nga Rusia. Në një konferencë për media, Zelensky ka thënë se grusht shteti po planifikohej për të mërkurën e javës së ardhshme.

Ai nuk ka dhënë shumë detaje, por ka thënë se rol në organizimin e grusht shtetit kishte edhe oligarku më i pasur i Ukrainës, Rinat Akhmetov.