Austria ka zbuluar rastin e parë të dyshuar të variantit të ri të koronavirusit Omicron në Tirol.
Një udhëtar që u kthye nga Afrika e Jugut javën e kaluar doli pozitiv për COVID-19 me indikacione për variantin e ri, megjithëse konfirmimi kërkon hulumtim të mëtejshëm gjatë ditëve në vijim, thanë përmes një deklarate autoritetet e Tirolit.
Zbulimi i variantit nga Afrika e Jugut ka ngjallur shqetësim global, një valë ndalimesh apo kufizimesh udhëtimi dhe shitjet në tregjet financiare nga frika e investitorëve se mund të ndalojë rimëkëmbjen nga pandemia. Rastet u zbuluan në disa vende evropiane të shtunën, përfshirë Italinë, Gjermaninë dhe Britaninë.
Austria e kishte mbyllur tashmë jetën publike, të hënën e kaluar me bllokimin e saj të katërt kombëtar për koronavirusin, duke u bërë vendi i parë i Evropës Perëndimore që rivendosi masën jopopullore këtë vjeshtë për shkak të rritjes së infeksioneve COVID-19.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.