Botë

Kanali i vdekjes, ku kontrabandistët fitojnë miliona euro

Për të kaluar pikën e ngushtë prej 33 kilometrash të Kanalit, gomonet duhet të lundrojnë në ujërat e ftohta dhe pranë anijeve të ngarkesave që kalojnë. Që nga 17 nëntori, 23.000 njerëz kanë kaluar me sukses, bëhet e ditur nga Zyra e Brendshme e Britanisë. Franca njofton për rreth 19.000 njerëz

Çmimi për të kaluar Kanalin anglez ndryshon sipas rrjetit të kontrabandistëve, ndërmjet 3000 dhe 7000 euro, megjithëse shumëkush thotë se shpesh bëhen edhe zbritje.

 

Dhe njerëzit që mbledhin paratë - deri në 300.000 euro për një varkë që kalon nëpër ngushticat e Kanalit - nuk janë të arrestuarit gjatë bastisjeve periodike përgjatë vijës bregdetare. Midis koronavirusit dhe Brexitit, "kjo është një epokë e artë për kontrabandistët dhe krimin e organizuar, sepse vendet janë në rrëmujë", tha Mimi Vu, eksperte për migracionin vietnamez që kalon rregullisht kohë në kampet e Francës veriore

Çmimi për të kaluar Kanalin anglez ndryshon sipas rrjetit të kontrabandistëve, ndërmjet 3000 dhe 7000 euro, megjithëse shumëkush thotë se shpesh bëhen edhe zbritje.

Shpesh çmimi përfshin gjithashtu qiranë afatshkurtër të tendës në dunat me erë të Francës veriore dhe ushqime të gatuara në vatrat e zjarrit në shiun që bie gjatë më shumë se gjysmës së muajit nëntor në rajonin Calais. Ndonjëherë, por jo gjithmonë, çmimi përfshin një jelek shpëtimi dhe karburant për motorin e jashtëm.