Botë

Rifillojnë bisedimet mes fuqive botërore dhe Iranit për marrëveshjen bërthamore

 

Fuqitë botërore dhe Irani do të mblidhen në Vjenë të hënën në përpjekje për të shpëtuar marrëveshjen e tyre bërthamore të vitit 2015, por me Teheranin që vazhdon të jetë pas qëndrimeve të ashpër që kishte dhe fuqitë perëndimore gjithnjë e më të frustruara, shpresat për progres duken të pakta.

Diplomatët thonë se koha po mbaron për të ringjallur paktin, i cili u braktis nga presidenti amerikan Donald Trump në vitin 2018, duke zemëruar Iranin dhe duke trembur fuqitë e tjera të përfshira - Britaninë, Kinën, Francën, Gjermaninë dhe Rusinë.