Botë

Në Serbi nis votimi për të gjetur liderin e opozitës

Foto: AP
 

Uebfaqja “Izbori.se”, që nëse lexohet në tërësi i bie “përleshje” e nëse lexohet deri te pika “zgjedhje”, është lansuar sot, e qëllim i faqes është që të votohet për liderin e opozitës, i cili do të duhej të kandidonte në prill të vitit të ardhshëm përballë presidentit aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Partitë opozitare në Serbi ende nuk kanë arritur të merren vesh për të qenë një përball Vuçiqit, andaj këtë punë në duart e saj e ka marrë uebfaqja “Izbori.se”, e që dri më tash nuk dihet se kush qëndron prapa saj.