Botë

Dënohet me burgim murgu rus që mohoi koronavirusin

 

Një murg rebel rus që fyeu Kremlinin dhe mohoi se koronavirusi ekziston, u dënua mbi akuzat se inkurajoi vetëvrasjet dhe iu dha dënim me burgim prej 3 vjet e gjysmë.

Murgu u arrestua në dhjetor të vitit të kaluar pasi nxiti veprime vetëvrasëse përmes predikimeve të tij ku u thoshte besimtarëve të “vdisnin për Rusinë”. Ai mohoi akuzat dhe avokati i tij tha se do të apelonte kundër vendimit.