Botë

OBSH-ja rekomandon që personat me probleme shëndetësore të mos udhëtojnë shkaku i variantit të ri

WHO
 

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u ka bërë thirrje personave me probleme shëndetësore e që mund të kenë simptoma të rënda të COVID-19, të shtyjnë planet e tyre që të udhëtojnë jashtë vendit, për shkak të variantit të ri Omicron, raporton BBC.

Në këshillimin e fundit për udhëtim, OBSH përfshinë në këtë kategori ku rekomandohet të mos udhëtohet, personat mbi 60 vjet, personat me probleme me zemër, të sëmurë nga kanceri e po ashtu nga diabeti.