Botë

Palestinezet, viktima të mendësisë së “burrave të fortë”

Khueira është gruaja e 26-të palestineze që vritet në një rast femicidi deri më tani në vitin 2021 në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Rripin e Gazës, njoftoi për “Al-Jazeeran” Qendra e Grave për Ndihmë Ligjore dhe Këshillim me bazë në Ramallah

Ramallah, Bregu Perëndimor - Në orët e para të 22 nëntorit, Sabreen Yasser Khueira, nënë 30-vjeçare e katër fëmijëve, dyshohet se u godit për vdekje nga bashkëshorti në një fshat të vogël palestinez në periferi të Ramallahut.

 

Vrasja e një nëne 30-vjeçare në Ramallahun e pushtuar prej burrit ka shkaktuar zemërim në mesin e palestinezëve, shkruan televizioni nga Katari, “Al-Jazeera” në një shkrim analitik për gjendjen e grave në territoret e pushtuara palestineze nga Izraeli

Ramallah, Bregu Perëndimor - Në orët e para të 22 nëntorit, Sabreen Yasser Khueira, nënë 30-vjeçare e katër fëmijëve, dyshohet se u godit për vdekje nga bashkëshorti në një fshat të vogël palestinez në periferi të Ramallahut.

Burri i saj, Amer Rabee, sulmoi edhe nënën e tij, 75 vjeçe, e cila pësoi lëndime dhe u transferua në spitalin më të afërt në Ramallah. Ajo tani është në gjendje stabile.