Botë

Qeveria e Çekisë synon të bëjë vaksinimin e detyrueshëm për moshat mbi 60-vjeç

 

Qeveria në largim e Çekisë po planifikon të urdhërojë vaksinimin e personave mbi moshën 60-vjeçare si dhe të bëjë vaksinimin e detyrueshëm për një grup profesionesh.

Kështu ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë, Adam Vojtech të premten (më 3 dhjetor). Por, është e paqartë nëse masat do të vihen në fuqi nga pasardhësi i tij.