Botë

Mbi 30 të vrarë në Mali pasi autobusi digjet nga militantë xhihadistë

 

Të paktën 31 persona janë vrarë në Malin qendror pasi militantët sulmuan një autobus që transportonte civilë në një treg, kanë bërë të ditur zyrtarët lokalë.

Persona të armatosur të paidentifikuar hapën zjarr dhe vranë shoferin, përpara se t'i vinin flakën autobusit, sipas autoriteteve.