Botë

Bideni dhe Putini do të zhvillojnë bisedë telefonike mes tensioneve për Ukrainën

 

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, dhe presidenti rus Vladimir Putin do të flasin përmes video-telefonatës të martën, ka thënë Shtëpia e Bardhë, mes tensioneve në rritje për Ukrainën.

Kjo vjen pasi Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, deklaroi se SHBA-ja kishte prova se Rusia kishte bërë plane për një sulm "në shkallë të gjerë" në Ukrainë.