Botë

CNN shkarkon gazetarin Chris Cuomo pasi ndihmoi të vëllain, Andrew Cuomo

 

Rrjeti televiziv CNN, shkarkoi të shtunën gazetarin Chris Cuomo, pasi dolën në dritë hollësi të reja se ai ndihmoi të vëllain, ish-guvernatorin e New Yorkut, Andrew Cuomo, teksa politikani u përball me akuza për ngacmim seksual.

Rrjeti pezulloi Cuomon në fillim të javës për të hetuar sjelljen e tij, pasi prokurorja e përgjithshme e New Yorkut, publikoi dokumente që tregonin se ai ishte më i përfshirë se sa dihej më parë në ndihmën për të hartuar strategji dhe për të kontaktuar gazetarët e tjerë, ndërsa i vëllai luftonte për të mbajtur punën e tij.