Botë

Rritet presioni kundër pushtetit të Vuçiqit

 

Mijëra qytetarë protestuan dhe bllokuan rrugët në Beograd dhe disa qytete të tjera në mbarë Serbinë, për të kundërshtuar ndryshimet ligjore, që sipas tyre favorizojnë kompanitë private në dëm të qytetarëve dhe mjedisit.

Protestuesit të shtunën bllokuan rrugët kryesore dhe një autostradë në Beograd, ndërkaq protesta të ngjashme u organizuan edhe në Novi-Sad, Zrenjanin, Shabac, Nish, Kragujevc, Suboticë, Uzhicë dhe Rashkë. Gjatë këtyre protestave u raportuan incidente të vogla.