Botë

Scholzi dëshiron ngritjen e jetës sociale në Gjermani

 

Kandidati për kancelar të Gjermanisë, Olaf Scholz, ka bërë thirrje për miratimin e marrëveshjes së koalicionit me Të Gjelbrit e liberalët në një kongres të posaçëm të SPD-së. Javën e ardhshme pritet të votohet Qeveria e re gjermane. Scholzi ka thënë se qeveria me tri parti planifikon më shumë progres për Gjermaninë.

Ai ka thënë se Gjermania tani e ka shansin që të nisë frymën e re. Si sfida të kohës, Scholzi ka përmendur ndryshimin e klimës, me të cilën qeveria duhet të merret. Si një çështje tjetër qendrore të punës së qeverisë së tij, Scholz përmendi planin për një sigurim bazë për fëmijët, fondin e mbështetjes sociale qytetare dhe zgjerimin e banimit.