Botë

Shtatzëna refugjate vdiq me ëndrrën për të jetuar në Evropë

 

Një familje kurde në Irak ka hapur të pame për vdekjen e të bijës shtatzënë që po tentonte të migronte në Evropë me burrin dhe fëmijët. Avin Irfan, nënë e pesë fëmijëve, humbi jetën para dy ditësh në një spital polak në afërsi të kufirit mes Polonisë dhe Bjellorusisë.

Babai i saj ka thënë se ajo ishte traumatizuar dhe sëmurë nga frika dhe shqetësimi për fëmijët. Një organizatë humanitare e gjeti në afërsi të kufirit dhe e dërgoi në spitalin polak më 12 nëntor.