Botë

Australia i bashkohet SHBA-së në bojkotim diplomatik të LOD “Pekini 2022”

 

Australia do t’i bashkohet Shteteve të Bashkuara në bojkotimin diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore “Pekini 2022”.

Kryeministri Scott Morrison u tha sot gazetarëve se Qeveria kineze nuk ka adresuar një sërë çështjesh, që kanë përkeqësuar raportet me Australinë, përfshirë edhe shkeljet e të drejtave të njeriut në rajonin Ksinjiang.