Botë

Gjermania me aksion të gjerë për futjen ilegale të punëtorëve atje

 

Policia gjermane kreu dhjetëra bastisje në të gjithë vendin të mërkurën më synim trafikimin e dyshuar me njerëzve. Dyshohet se bastisja kishte të bëjë me punonjës të përkohshëm që janë marrë nga vende jashtë Bashkimit Evropian dhe janë punësuar në Gjermani duke u pajisur me dokumente të falsifikuara, dhe se ata që dyshohet se ishin të përfshirë në organizimin e tyre, janë arrestuar.

Policia në Berlin ka thënë se aksioni filloi qysh herët në mëngjes dhe se kontrolluan shtëpi e biznese, me fokus në kryeqytetin e Gjermanisë dhe disa zona të tjera.