Botë

Franca nuk do të bëjë bojkot diplomatik ndaj LOD “Pekini 2022”

 

Franca nuk do të ndjekë shembullin e disa qeverive të tjera perëndimore dhe nuk do të bojkotojë Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin në shkurt, megjithëse çdo shkelje e të drejtave të njeriut në Kinë duhet të dënohet, tha ministri i Arsimit, Jean-Michel Blanquer.

Megjithatë, ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, deklaroi se Parisi duhet të mbajë një qëndrim të përbashkët me vendet e tjera të Bashkimit Evropian për një bojkot të mundshëm diplomatik.