Botë

A po përgatitet Ukraina për luftë ndaj Rusisë

 

Nën moton "lavdi Ukrainës", një grup personash kanë nisur "përgatitjet" për konfliktin që mund të ndodhë me Rusinë. Diku në periferi të Kievit, ukrainasit janë pajisur me armë të rreme, duke i kryer trajnimet ushtarake nga organizata "Total Resistance", raporton Euronews.

Javëve të fundit janë ngritur zërat se Rusia mund ta pushtojë Ukrainën, derisa raportet ndërkombëtare thonë se 100 mijë ushtarë rusë janë stacionuar në vijën e gjatë kufitare. Zyrtarët ukrainas, duke qenë të vetëdijshëm për forcën e tyre, shpresojnë në ndihmën e SHBA-së dhe BE-së.