Botë

Arrestohen 8 ish-komandantë serbë për vrasjen e rreth 100 boshnjakëve

 

Me urdhër të Prokurorisë së Bosnjë-Hercegovinës janë arrestuar 8 persona të dyshuar për krime kundër njerëzimit në zonën e Nevesinjës, raporton agjencia AA.

Duke vepruar në bazë të urdhrit të prokurorit të Departamentit Special për Krimet e Luftës, oficerët e policisë së SIPA-s (Agjencisë Shtetërore të Hetimit dhe Mbrojtjes) në disa qytete kanë arrestuar tetë të dyshuar.