Botë

Bideni para sfidës kryesore

 

Bideni duhet të bëjë gjithçka për t’i bërë qaren planit për betejën ndaj Omicronit – këtë duhet ta bëjë menjëherë. Është e qartë se SHBA-ja është në një pikë kthese dhe nëse nuk veprohet me saktësi, mund të gjendet para një situate të rëndë me vdekje dhe numër të madh të të infektuarve. Ky është momenti kur një lidership i fuqishëm i presidentit mund të luajë një rol vendimtar se si do të shkëlqejë SHBA-ja si komb.

Ka nisur të ngjajë në marsin e 2020-s sërish. Në New York, lajmet për rritje të infektimeve, anulimet e performancave, mbylljet e restoranteve dhe kalimi në mësimin online, po i rikthejnë kujtimet nga ditët e para të pandemisë. Pritje të gjata jashtë qendrave të testimit. Tani duket se shumë njerëz në New York e njohin të paktën dikë që ka dalë pozitiv në testim ditëve të fundit.

Variantet e COVID-19 po godasin botën. Në shumë pjesë të botës, po shihen shpërthime të reja, me sinjalet që dalin nga Danimarka dhe Britania e Madhe, sidomos me rritjen e rasteve me COVID-19. Gati dy vjet që kur ka nisur pandemia, njerëzit kanë nisur të humbin durimin, pasi qëllimi i futjes nën kontroll s’po arrihet.