Botë

Holanda mbyllet përsëri, Ambasada e Kosovës del me një njoftim

 

Pasi Holanda vendosi për një mbyllje të plotë nga e diela, Ambasada e Kosovës ka dalë me një njoftim në faqen zyrtare në Facebook, ku ka njoftuar qytetarët për shtrëngimin e masave.

Mes tjerash, nga e mërkura, njerëzit që udhëtojnë për në Holandë nga jashtë zonës së hapur kufitare Shengen do të duhet të paraqesin një test negativ të koronavirusit, edhe nëse ata janë vaksinuar plotësisht ose janë shëruar së fundmi nga koronavirusi.