Botë

Rusia dëbon dy diplomatë gjermanë

 

Rusia ka bërë të ditur sot se do të dëbojë dy diplomatë gjermanë nga Moska si shenjë hakmarrjeje ndaj një vendimi të ngjashëm të Berlinit.

Autoritetet gjermane kanë dëbuar dy diplomatë ditë më parë pasi një gjykatë në Berlin ka dënuar një rus për të shtëna fatale me armë zjarre ndaj një ish-militanti çeçen më 2019 në Berlin, nën urdhrat e Moskës.