Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) do të heqin kufizimet e udhëtimit për tetë vende të Afrikës Jugore që u vendosën në përpjekje për të zbutur përhapjen e variantit Omicron të COVID-19, njoftoi Shtëpia e Bardhë, të premten.
Varianti, i cili u zbulua për herë të parë nga shkencëtarët në Afrikën e Jugut, është përhapur në mbarë botën. Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe udhëheqësit në Afrikën Jugore kritikuan ndalimin e udhëtimit si të paefektshëm dhe të padrejtë e të dëmshëm për ekonomitë lokale.
Vendimi i 29 nëntorit ndaloi pothuajse të gjithë qytetarët jo-amerikanë që kishin qenë kohët e fundit në Afrikën e Jugut, Botsvana, Esëatini, Namibia, Lesoto, Malavi, Mozambik dhe Zimbabve. Kufizimet do të hiqen në natën e Vitit të Ri.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Kevin Munoz ka thënë në Tëitter se vendimi ishte rekomanduar nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Munoz ka thënë se ndalimet e përkohshme të udhëtimit u mundësuan shkencëtarëve kohën e nevojshme për të studiuar variantin e ri të virusit, dhe për të arritur në përfundimin se vaksinat aktuale janë efektive në zbutjen e ndikimit të tij.
Omicron tani po përhapet me shpejtësi në të gjithë SHBA-në, duke prekur edhe njerëz në mesin e të vaksinuarve, por një shumicë e madhe e atyre që janë shtruar në spital janë të pavaksinuar.
"Kufizimet na dhanë kohë për të kuptuar Omicronin dhe ne e dimë se vaksinat tona ekzistuese funksionojnë kundër Omicronit," shkroi Munoz në Tëitter.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.