Botë

Omicroni “anuloi” më shumë se 4500 fluturime në prag të Krishtlindjes

Foto: Shutterstock
 

Pasagjerët që udhëtojnë gjatë festës së Krishtlindjeve janë goditur me ndërprerje në mbarë botën pasi kompanitë ajrore anuluan më shumë se 4,500 fluturime, sipas një faqe interneti për gjurmimin e fluturimeve.

Një rritje e anulimeve në prag të Krishtlindjes erdhi pasi varianti i koronavirusit Omicron i përhapur me shpejtësi, bëri që transportuesit të mos ishin në gjendje të plotësonin me personel fluturimet e tyre.