Shteti australian i New South Wales raportoi më shumë se 6 mijë raste të reja me COVID-19 të hënën dhe konfirmoi vdekjen e parë nga varianti Omicron.
Një burrë i 80-ave vdiq, i cili ishte infektuar në një institucion kujdesi për të moshuarit në Sidneyn perëndimor. Ai ishte plotësisht i vaksinuar, por kishte sëmundje të rënda.
New South Wales, shteti më i populluar i vendit, raportoi 6.324 infeksione të reja të hënën, një rënie prej 70 nga numri rekord një ditë më parë. Në spitale ishin 524 persona, përfshirë 55 në terapi intensive.
Masat e reja hynë në fuqi në New South Wales të hënën, duke përfshirë kufijtë e një personi për 2 metra katrorë në bare dhe restorante dhe kërkohet dëshmia e vaksinimit në vendet e mikpritjes.
Ministri i Shëndetësisë, Brad Hazzard, ka thënë se qeveria e shtetit po shqyrton heqjen e kërkesës që punonjësit shëndetësorë të izolohen pasi janë ekspozuar ndaj COVID-19 për shkak të mungesës së stafit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.