Botë

Pendarovski nesër dorëzon mandatin për përbërjen e Qeverisë së Maqedonisë Veriore

 

Presidenti i Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski, të mërkurën do t'ia dorëzojë mandatin për përbërjen e qeverisë së re, liderit të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski.

Kabineti i Pendarovskit njoftoi se kreu i shtetit do t'ia dorëzojë mandatin Kovaçevskit për përbërjen e qeverisë në ora 13:00.