OBSH-ja ia ka frikën një “cunami” të rasteve me Omicron dhe Delta
Foto: AP
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka thënë se është i shqetësuar se variantet Delta dhe Omicron do të prodhojnë një “cunami” të rasteve pozitive, por shtoi se ka shpresë që bota do ta lë pas më të keqen e pandemisë në 2022-n.
Dy vjet pasi koronavirusi u shfaq, zyrtarët e lartë të OBSH-së thanë se është ende herët të thuhet me siguri se Omicroni është më i lehtë. Tashmë, ky variant është dominues në SHBA dhe disa pjesë në Evropë.
Drejtori Tedros Adhanom Ghebreyesus bëri thirrje që shtetet të bëjnë zgjidhje që të vaksinojnë 70 përqind të popullsive të tyre, raporton AP.
Sipas të dhënave të OBSH-së, numri i rasteve me COVID-19 të regjistruara në botë është rritur për 11 përqind javën e kaluar në krahasim me një javë më parë.
OBSH-ja tha në raportin epidemiologjik javor se “rreziku i përgjithshëm” i lidhur me Omicronin, mbetet shumë i lartë.