Botë

Personat mbi 50 vjeç, më të prekur nga Omicroni në Britani

 

Varianti i ri i COVID-19, Omicron, është përhapur kudo duke rritur shqetësimin e shkencëtarëve dhe frikën e publikut në të gjithë botën. Sipas të dhënave shëndetësore deri më tani, personat mbi 50 vjeç janë më të prekurit nga varianti i ri në Britani.

“Ne kemi konstatuar rritje të rasteve te personat mbi 50 vjeç”, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Sajid Javid, duke shtuar se 90 për qind e personave mbi 50 vjeç kishin marrë një dozë përforcuese.