Botë

Blinken bisedon me grupin B9 për situatën në Ukrainë, shprehen të gatshëm për mbrojtje

 

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka biseduar të hënën me grupin 9 e Bukureshtit (B9), të Aleatëve të NATO-s në krahur lindor.

Blinken dhe ministrat e jashtëm të këtyre vendeve (Bullgaria, Çekia, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Polonia, Rumania dhe Sllovakia), kanë diskutuar me anë të telefonit lidhur me situatën e krijuar në kufi me Ukrainën, ku po qëndrojnë ushtria ruse, si dhe nevojës për të qëndruar të bashkuar, të gatshëm dhe të vendosur për mbrojtjen e aleatëve të NATO-s.