Botë

Suedia ndjek penalisht gruan që rekrutoi djalin e saj në luftën në Siri

Foto: Reuters
Foto: Ilustrim
 

Një grua nga Suedia është akuzuar për krime lufte dhe shkelje të ligjit ndërkombëtar për dyshimin se e kishte çuar djalin e saj për të luftuar në Siri si ushtar fëmijë.

Gruaja e cila mbahet në burgim në Suedi që nga shtatori, dyshohet se ndihmoi në rekrutimin e djalit të saj – i lindur më 2001 – për të luftuar ndërsa kishin jetuar mes viteve 2013-2016 në territor sirian, i kontrolluar nga grupi i Shtetit Islamik.