1 perditesime
16:16

Bideni e quan Trumpin kërcënim për demokracinë

Presidenti Joe Biden deklaroi të enjten atë që ai tha se ishte "e vërteta e Zotit" duke shënuar përvjetorin e parë të kryengritjes në Capitol të SHBA-së, sulmit të dhunshëm nga mbështetësit e Donald Trumpit.

Kritikat e Bidenit ishin veçanërisht të ashpra ndaj presidentit të atëhershëm Trump dhe mbështetësve të tij të dhunshëm.

“Për herë të parë në historinë tonë, një president jo vetëm që humbi zgjedhjet, ai u përpoq të parandalonte transferimin paqësor të pushtetit ndërsa një turmë e dhunshme shkeli Capitolin”, tha Biden. "Por ata dështuan."

"Demokracia u sulmua," tha Biden në Capitol. “Ne njerëzit, duruam. Ne njerëzit, fituam”.

“Ju, unë dhe e gjithë bota e pamë me sytë tanë”, tha Biden.

Në një goditje të drejtpërdrejtë ndaj Trumpit, Bideni shtoi: "Për shkak se egoja e tij ka më shumë rëndësi për të sesa demokracia ose Kushtetuta jonë, ai nuk mund ta pranojë se humbi".

Ai u kërkoi atyre që dëgjonin të mbyllnin sytë dhe të kujtonin atë që panë atë ditë, teksa përshkroi skenën e tmerrshme, të dhunshme, turma që sulmonte policinë, kërcënonte se do të varte zëvendëspresidentin – të gjitha gjatë kohës që presidenti i atëhershëm Trump ishte i ulur në Shtëpinë e Bardhë duke e parë atë në televizion, raporton AP.

"Këtu është e vërteta e Zotit për 6 janarin 2021", tha Biden. “Ata kërkonin të përmbysnin Kushtetutën”.

“Ne duhet të jemi absolutisht të qartë se çfarë është e vërtetë dhe çfarë është gënjeshtër. Këtu është e vërteta”, tha ai. "Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka përhapur një rrjet gënjeshtrash për zgjedhjet e 2020-s".

10:20

Biden do ta fajësojë Trumpin në përvjetorin e trazirave në Capitol

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do ta fajësojë ish-presidentin Donald Trump për trazirat në Capitol, ndërsa sot shënohet përvjetori i parë i sulmit që tronditi botën.

Në fjalimin e tij në Kongres, Biden do të fajësojë paraardhësin e tij si përgjegjës për kaosin dhe trazirat, ka njoftuar zëdhënësja Jen Psaki.

Hetuesit deri më tash kanë arrestuar 725 persona të dyshuar në lidhje me sulmin.

Përkrahësit e Trumpit janë futur në ndërtesën, ndërsa Kongresi ishte mbledhur për të certifikuar fitoren e Bidenit në zgjedhjet presidenciale.

Trump u kishte bërë thirrje protestuesëve më herët që në mënyrë “paqësore” të marshonin në Kongres, por po ashtu nxiti ata të luftojnë dhe nxiti ata me pretendime të pabazuara për mashtrime zgjedhore, në zgjedhjet që i humbi.

Në trazirat në Capitol një vit më parë vdiqën 5 persona.