Botë

Filipinet ndalojnë martesat e personave nën 18 vjeç, përveç myslimanëve

 

Filipinet kanë ndaluar martesat për personat nën 18 vjeç. Ligji ka hyrë menjëherë në fuqi, dhe kushdo që e shkel dënohet me 12 vite burg.

Sipas ligjit, shteti konsideron martesën në moshë të mitur, një lloj keqtrajtimi të të miturve sepse degradon vlerën dhe dinjitetin e fëmijës. Që nga ky moment, kushdo që martohet, apo dhe që thjesht bashkëjeton me një person nën 18 vjeç, organizon apo celebron lidhje të tilla, do të dënohet me 12 vite burg.