Botë

Të paktën 16 të vdekur si pasojë e një shpërthimi gazi në Kinë

 

Të paktën 16 persona kanë vdekur dhe 10 të tjerë janë lënduar të premten në një shpërthim gazi në Kinën jugperëndimore, sipas Ministrisë së Menaxhimit të Emergjencave të vendit.

Ministria tha se një kafene për një zyrë qarku të qeverisë lokale në qytetin Chongqing u shemb, pas një rrjedhjeje të dyshuar gazi dhe shpërthimi, duke bllokuar gjithsej 26 persona.